Përmbytjet në Fier, 2 barinj të zhdukur në fshatin Hasturkas, Çako: Do të vendosim në punë dronin termik për të lokalizuar vendodhjen e tyre

13 Janar, 14:28 | Përditesimi: 13 Janar, 14:28

Kreu i emergjencave civile Haki Çako në një prononcim për mediat në fshatin Hasturkas të Fierit tha se së shpejti do të nisë aksioni i kërkim- shpëtimit për dy barinj të cilët kanë mbetur në zonë të hapur ku ka prezencë uji.

Çako pohoi se do të ngrihet një dron termik , për të lokalizuar dy barinjtë. Nëse nuk do të ketë  asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.

I.M/Shqiptarja.com