Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit 2024 uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Edhe në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, e tek kisha Ortodokse uji është larguar, ndërkohë bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.
“Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari I bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 6 tetor.
Do të ndërhyhet dhe në lagjen ‘Kushtrimi’ por këtu problematika është e vështirë.