Përplasen dy makinë në aksin Shkodër-Lezhë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

19 Tetor 2021, 07:24

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ".

Makina me drejtues shtetasin Zyhdi Meti, është përplasur me automjetin me drejtues Vilson Tola, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Vilson Tola. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.