Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në aksin Peshkopi-Maqellarë, 7 të plagosur! Lëndohen dy vajza të mitura, nëna në gjendje të rëndë

8 Tetor, 08:46 | Përditesimi: 8 Tetor, 08:46

Një ‘Mercedes Benz’ dhe një ‘Golf 5’ janë përplasur kokë më kokë te ‘Shkolla e Dovolanit.’ Te mjeti ‘Golf’ ndodheshin një çift dhe dy vajzat e tyre të mitura. Të gjithë të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës.

E.H/Shqiptarja.com