Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në Lezhë, njëri prej shoferëve përfundon në spital

1 Janar, 17:46

Dy automjete u përplasën kokë me kokë me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasoja njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i dyti qe ndodh në diën e parë të vitit te ri në rrugët e Lezhës.