Përplasja e Metës te zyrat e FRD, Gjonaj: E papranueshme, veproi jashtë rolit të tij! Vettingu mbaron në qershor 2022, opozita se minon dot më drejtësinë

15 Mars 2021, 22:47

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar përplasjen e presidenti Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake në zyrat e FRD pak ditë më parë si një sjellje të papranueshme dhe jashtë rolit të tij. Ajo foli edhe për reformën në drejtësi duke thënë se tashmë është e pakthyeshëm dhe se opozita nuk mund ta minojë dot më këtë proces.