Përplasja me agjentët e BKH-së, Report TV siguron pamjet e kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt

16 Prill 2025, 14:05 | Përditesimi: 16 Prill 2025, 14:05

Përplasja mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, Report TV siguron pamjet e kompanisë së vëllait të ish kryebashkiakut të Mallakastrës 

Report TV siguron pamjet e biznesit të Shkëlqim Kapllanajt, vëllai i Agron Kapllanajt, në aksin Fier-Patos, ku u shënua incidenti me agjentët e BKH-së dhe efektivëve të policisë të martën. 

Dinamika e ngjarjes dhe arsyet e konfliktit fizik janë të paqarta. Në një komunikim zyrtar, SPAK, nuk jep shpjegime, duke u mjaftuar të thotë se hetuesit janë bërë objekt sulmi pa asnjë shkak.

Agron Kapllanaj dha variantin e tij në një intervistë për Report TV, ku u shpreh se situata ka agravuar pasi agjentët e BKH-së nuk janë prezantuar dhe njëri prej tyre shau dhe kërcënoi punonjësit.

Në pranga për këtë ngjarje janë vënë tre persona, Klaudjo dhe Ledjan Kapllanaj, dy nipërit e politikanit dhe biznesmenit, Agron Kapllanaj, dhe miku i tyre Gerald Kollçaku. 

r.k./Shqiptarja.com