Përplasja me prokurorin në gjykatë, pikëpyetjet e ndalimit të avokatit! Kush e vuri në lëvizje policinë e Elbasanit? Ndërhyn ILD

21 Tetor 2025, 15:59 | Përditesimi: 21 Tetor 2025, 15:59

Prokurori Gjergji Ceka, i përfshirë në debatin me avokatin Ulian Barjami në sallën e gjyqit, nuk rezulton të ketë bërë padi. As oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë. Por gjithçka është kryer nga kolegët e tyre në policinë e Elbasanit, e cila që prej të shtunës, kur avokati u ndalua, nuk ka bërë asnjë sqarim mbi ngjarjen. 

    I.M/Shqiptarja.com