Përplasja mes të dënuarve në burgun e Peqinit, mbërrin RENEA dhe FNSH! Në vendngjarje edhe Muhamet Rrumbullaku

15 Dhjetor 2023, 15:22

Policia ka nisur përforcime drejt burgut të Peqinit ku ndodhi përplasja mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacajt, Arben Lleshaj dhe Ilir Xhakajt.

Report Tv mëson se në vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Bëhet me dije se situata është teresisht nen kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!