Përplasja tek Kepi i Rodonit, prokuroria kërkon lirimin e ish deputetit Mark Frroku, arrest me burg për shoferin ende në kërkim

1 Nëntor 2023, 17:25

Prokuroria e Durrësit kërkon lirimin e ish-deputetit Mark Frroku dhe 7 të arrestuarve të tjerë pas konfliktit me armë të së dielës në Kepin e Rodonit për rrethimin e kishës franceskane për veprat penale “plagosja e lehtë me dashje” dhe “vetëgjyqësi”.