Përplasje tek Komisioni i Ligjeve, deputetët e opozitës paraqiten fizikisht, Bushka nuk u jep fjalën: Futuni online! Bardhi: S’e cakton t’i

28 Shtator 2021, 10:54 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 10:54

Ka nisur me përplasje mbledhja parlamentare e Komisionit të Ligjit. Deputetët e opozitës kanë vendosur që të paraqiten në mbledhje fizikisht ndërkohë që konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e kaluar që mbledhja të zhvillohet online.

Anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, e cila nuk i ka dhënë fjalën dhe i ka kërkuar që të futet online në mbledhje.

Bushka: Deputetë e opozitë të logohen online.

Bardhi: Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën!

Teksa kanë dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur disa fletë dhe i kanë hedhur në formë proteste.

r.k./Shqiptarja.com