Përshkallëzohet zjarri në Delvinë, i afrohet spitalit të qytetit! Nis heqja e bombolave të oksigjenit për të shmangur shpërthimet, mjekët në gatishmëri

12 Gusht, 21:38 | Përditesimi: 12 Gusht, 21:38

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Delvinë.

Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike nga autoritetet.

Për të shmangur ngjarje tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima.

Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.

r.k./Shqiptarja.com