Përshtati magazinën për të krijuar Bitcoin duke vjedhur energjinë, arrestohet 60-vjeçari në Malësinë e Madhe

26 Mars 2022, 13:18 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 13:18

Një 60-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtatur një magazinë në banesën e tij për të prodhuar kripotomonedhën Bitcoin. Ngjarja u zbulua në Malësinë e Madhe, ku zbulimi u bë përmes gjurmimit të vjedhjes së energjisë dhe informacioneve të marra nga policia e Shkodrës.

Sh.Sh/Shqiptarja.com