Personi i fundit që takoi Miklovan Dakajn, kush është Juxhin Drazhi, anëtari i grupit të Visit të Pojës dhe arrestimi në vilën luksoze në Spanjë për llogari të SPAK

2 Shtator 2025, 11:22 | Përditesimi: 2 Shtator 2025, 11:22

34-vjeçari Juxhin Drazhi është personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit maj dhe u gjet i vdekur një ditë më parë në Marbella të Spanjës. Autoritetet spanjolle nuk kanë ende asnjë provë që e lidh Drazhin me zhdukjen e Dakajt, por gjithsesi ai do të merret në pyetje. Drazhi është arrestuar më datë 8 gusht në Spanjë për llogari të SPAK, pasi akuzohet për trafik droge në kuadër të operacionit ura që çoi në goditjen e grupit të Visit të Pojës.

I.M/Shqiptarja.com