Përurimi i Piramidës, kryeministri holandez: Arritje e madhe, mendova se do duheshin 10 vite, ju e përfunduat për 2 vite

16 Tetor 2023, 21:58

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Piramidës së Tiranës gjatë të cilës tha se dy vite më parë kishte menduar se punimet për të do të zgjasnin së paku 10 vite, ndërsa në fakt përfundoi në më pak se dy vite.