Përurohet gjimnazi ‘Partizani’, Veliaj: Një nga shkollat më të bukura që kemi ndërtuar

9 Tetor 2023, 15:22

Gjimnazi “Partizani” është xhevahiri i ri që i shtohet buqetës së shkollave të rindërtuara dhe të transformuara në Tiranë. Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive.