Pesë grabitje në fundjavë, ekspertët: Dhjetori, muaji problematik! Për festa qytetarët ulin vigjilencën, reklamojnë luksin

11 Dhjetor 2023, 16:40

Tentativa e grabitjes në një banesë në Prush të Tiranës të shtunën në mbrëmje nuk ishte e vetmja. Në fundjavë ndodhën 5 grabitje e sipas ekspertëve statistikat tregojnë se në prag festash qytetarët ulin vigjilencën dhe gabojnë duke reklamuar në rrjetet sociale të mirat materiale.