Petullat e gjyshes me pak përbërës që nuk thithin asnjë pikë vaj nga zonja Albana

31 Janar 2023, 11:58

Petullat e gjyshes me pak përbërës që nuk thithin asnjë pikë vaj

500 - 600 gr miell

10 gr maja

1 lç kripë

1 lç sheqer

400 ml ujë të vakët

Vaj për skuqje

Në një enë me ujë të vakët vendosim majanë e bukës dhe sheqerin dhe e lemë të aktivizohet. Pas pak minutave shtojmë miellin gradualisht dhe kripën. E punojmë mirë derisa të formohet një brumë i butë. E mbulojmë brumin me një membranë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas spërkasim tryezën e punës me pak miell dhe e punojmë përsëri brumin e petullave. E ndajmë në kuleçë, secilin kulaç e lyejmë me pak vaj dhe i lemë për 10 minuta që brumi të lëshohet. Ndërkohë nxehim vajin në një tigan të madh, i bëjmë një vrimë në mes petullave dhe i skuqim.