Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin e Bordit të Administrimit, çmimi i naftës 217 lekë për litër

12 Mars 2022, 14:05 | Përditesimi i fundit: 2022-03-12 14:06:32

Pikat e karburanteve në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Bordit të Administrimit të Karburantit në vend, duke vendosur çmimin e naftës 217 lekë për litër. Ky vendim u mor sot gjatë mbledhjes së bordit me përfaqësuesit e furnizuesve të naftës dhe do të jetë në fuqi deri më 15 mars, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e radhës.

  •