Pikëzimi i patentës, në 3 vite 13.4% rimorën lejen, mbi 2 mijë u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës, 314 ‘triumfuan’! Për problematikët rregulla ‘drakoniane’

31 Gusht, 17:08 | Përditesimi: 31 Gusht, 17:08

Nga gjysma e dytë e vitit 2022, prej 3 vitesh vetëm 314 nga 2329 shoferë që ritentuan e rimorën patentën pasi i ishin zeruar pikët. Numri shumë i vogël, vetëm 13.4%, vjen për shkak të rregullave ‘drakoniane’ për këtë kategori drejtuesish mjeti. Pas rifutjes në bankat e autoshkollës ata e japin provimin vetëm një herë dhe s'duhet të bëjnë asnjë gabim.

r.k./Shqiptarja.com