Pistoletën në gojë bashkëjetueses me plumbin në fole, policia parandalon krimin e rëndë në familje në Durrës

12 Dhjetor 2021, 10:30 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 10:30

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje shumë të rëndë në një familje në këtë qytet. Një qytetare kërcënohej  nga bashkëjetuesi se do ta vriste me armë zjarri.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte mbushur pistoletën me plumbin në fole dhe ia kishte drejtuar pistoletën në gojë bashkëjetueses së tij.  Për fat 2 patrulla policie kanë qenë aty pranë dhe kanë parandaluar gjithçka.

KT/Shqiptarja.com