Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren, pronari 87-vjeçar nën hetim: Këputi zinxhirin! Qentë shqetësim në Vlorë, 3-5 raste në javë me kafshime

8 Prill, 16:18 | Përditesimi: 8 Prill, 16:18

Një i moshuar është pronari i qenit pitbull që një ditë më parë kafshoi në kokë një vajzë 4-vjecare teksa shëtiste me gjyshërit në Lungomaren e Vlorës. Para hetuesve, 87-vjeçari deklaroi se qenin e mbante të lidhur në banesë, por së fundi kishte këputur zinxhirin dhe ishte larguar. Qytetarët vlonjatë shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre.

    A.M/Shqiptarja.com