Pjesë e bandës 'Hellbanianz' që kontrollojnë tregun e kokainës në Londër, kush është reperi që tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë

3 Shkurt 2022, 09:56 | Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 09:56

Reperi 30-vjeçar Ervin Selita, i njohur me emrin e artit 'Vinz', është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje.

Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë e tyre online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët po tentojnë të bindin persona të rinj në Angli që ti bashkohen atyre, përmes videove ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce dhe duke shfaqur  jetën e tyre super luksoze”, shkruant Dali Mail në artikull. Në videot e tyre shihet jetesa teje luksoze me Rolls-Royces, Huracan Lamborghini , ndërsa këndojnë vargje të tilla si: “Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye,” thotë ai në këngë. “Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”

r.k./Shqiptarja.com