Plagoset 36 vjeçari gjatë punës në minierën e Bulqizës, transportohet me helikopter drejt spitalit (EMRI)

25 Dhjetor 2023, 15:40

 Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme teksa punonte në një minierë kromi në Bulqizë.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, 36 vjeçari Vilson Alla është transportuar me helikopter drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.