Plagoset me armë gjahu 39-vjeçarja në Vlorë, përfundon e plagosur në spital

1 Shkurt 2022, 20:36 | Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 20:36

Një 39-vjeçare është dërguar e plagosur me armë gjahu në spitalin e Vlorës. Policia thotë se shtetasja M.N banues në fshatin Bunavi,  Vlorë, është dërguar në spital dhe ka dëmtime në dorë, të cilat dyshohet se janë shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. 39-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

AV/Shqiptarja.com