Plagosi me thikë bashkëmoshatarin/ Nxënësit kërkojnë largimin nga shkolla të 15-vjeçarit: Nuk ndihemi të sigurtë, do vazhdojmë protestat po u rikthye

6 Mars, 12:53 | Përditesimi: 6 Mars, 12:53

Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” janë shprehur se do të vijojnë me protesta nëse 15-vjeçari, i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin jashtë ambienteve të shkollës, do të rikthehet në mësim. Ata kërkojnë largimin e tij nga shkolla pasi shprehen se nuk ndihen të sigurt për shkak të rasteve të përsëritua problematike nga ana e tij.

 

A.M/Shqiptarja.com