Plan për t'u arratisur, i riu që ndërroi jetë e Dilaver Idrizi i vunë zjarrin komisariatit në Kamzë! 2 policë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, i lejuan në qeli me çakmak

27 Mars 2022, 11:19 | Përditesimi: 27 Mars 2022, 14:20

Në pranga kanë rënë Inspektorët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur. Po hetohen në gjendje të lirë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisari Ylli Çollaku. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se viktima, Arben Mici dhe i shoqëruari tjetër, Dilaver Idrizi shkaktuan zjarrin me qëllimin për t'u arratisur. Dilaver Idrizi ka deklaruar se ka qenë Arben Mici që i ka vënë flakën ambientit. Mici më parë ka bërë një tentativë vetëvrasje.

    r.k./Shqiptarja.com