PLAS keq: Pse SPAK donte ARRESTIN e Veliaj?!Spahiu:26 të VRARË në Gërdec s’janë baraz me 26 fustane!

18 Shkurt, 07:00

 

Gazetari Flogert Muça i ftuar në Report Tv shprehet se me arrestimin e Erion Velaijt, kryeministrit Rama i kanë prerë një damar në kuptimin elektoral. Muça në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ndalet edhe tek deklaratat e Ramës mbi këtë çështje, duke thënë se po kërkon standarde dhe ka ndryshuar mënyrë operimi pasi ka analizuar se duhet riparë ‘historia’ e Kodit të Procedurës Penale.

“Xoxa dhe Veliaj sot janë nën hetim, as të pandehur. Ka ca akuza që SPAK thotë kam dyshimet e arsyeshme dhe gjykata thotë që i aprovojmë. Unë e shpall moskompetencën time për të folur nga ana juridike, por nga ana politike pse reagohet kështu. Ka ndryshuar konteksti, jemi në fushatë. Në 7 muaj kanë ndodhur dy ngjarje, është liruar Berisha dhe është arrestuar Veliaj. Është liruar shefi i opozitës dhe është arrestuar numri dy i PS. Ramës i kanë prerë një damar në kuptimin elektoral. Rama taktikisht ka ndryshuar mënyrë operimi, nuk fliste as për Metën, Beqajn e Dakon, as për kundërshtarët. Sot Rama flet për standardet. Kulluri që e ka kundërshtar thotë ti dje nuk reagoje kur i ndodhte Beqajt.

Rama ka bërë një gabim, Leonardi, Manjani, tjetri, njëzëri kanë qenë në një qëndrim, për Kodin e Procedurës Penale, ashpërsisë që ia kemi marrë nga Italia, gjysmak. Çfarë kërkon prokuroi bën gjyqtari. Rama ka zgjedh mes kostos elektorale apo thyerjes së tabus që unë flas për vendimet e SPAK. Pasi ka bërë kalkulimet ka rezultuar që ju ka dhënë të drejtë atyre që ka nevojë për riparje kjo historia e arrestimit dhe ka reaguar”, tha Muça.