TIRANË - Në GJKKO mbahet sot seanca me dyer të mbyllura ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i Artë”. Në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të pandehurit e tjerë për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta, ka kryer krime.
Një ndër to, Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhet të kishte nevojë të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin. Sharra akuzohet për vjedhje me dhunë në 4 raste dhe për “Vjedhje me armë në bashkëpunim”.
Ndërsa Petrit Qoli, një tjetër i pandehur pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron.