“Po më vdes plaku në ujë”- Çarja e argjinaturës përmbyt disa fshatra të Kurbinit dhe Krujës, dalin pamjet ‘apokaliptike’ të kapura me dron

8 Janar, 11:12 | Përditesimi: 8 Janar, 11:12

Çarja e argjinaturës së lumit Droje ka përkeqësuar ndjeshëm situatën në fshatin Adriatik të Kurbinit, por edhe në dy fshatrat e Fushë Krujës, Dukagjin i Ri dhe Miliska.

Burime për Report TV bëjnë me dije se si pasojë, dhjetëra familje vijojnë të jenë të izoluara prej katër ditësh, ndërsa niveli i ujit po rritet nga ora në orë.

Banorët shprehen se po përballen me vështirësi të shumta, pasi mungon mundësia e lëvizjes, ndërkohë që situata po rëndohet edhe për shkak të mungesës së bazës ushqimore për bagëtitë.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

A.A/Shqiptarja.com