Po shisnin kanabis, policia arreston në flagrancë dy të rinjtë në Kukës

7 Janar, 11:11 | Përditesimi: 7 Janar, 11:11

Dy persona u arrestuan nga policia në Tropojë në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2026”, pasi u kapën duke kryer shitblerjen e 5 kilogramëve kanabis. Igelson Mulaj dhe Sabain Allaraj u kapën në flagrancë në fshatin Astë, teksa Mulaj , po i shiste kanabisin një shtetasi. Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike, automjetin me të cilin ishte transportuar dhe një shumë parash.

A.A/Shqiptarja.com