Dy persona janë arrestuar në Tiranë teksa po kryenin shitjen e kokainës. Policia ka vënë në pranga A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.
Këto dy shtetas janë kapur në flagrancë në bulevardin "Zhan D'Ark", në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.
















