Po tentonin të kalonin në Greqi, kapet një sasi kanabisi brenda mjetit në Qafë Botë! Pranga shoferit dhe pasagjeres

30 Dhjetor 2021, 14:00 | Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 14:00

Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi 6.15 kg kanabis e fshehur poshtë shasisë së mjetit, ndërsa arrestoi dy persona.

Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, Ilirjan Telo, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë dhe pasagjerja e mjetit, 36-vjeçarja A. P.

KT/Shqiptarja.com