Po transportonin 10 kg hashash për shitje, arrestohen 2 persona në Fushë-Krujë! Sekuestrohet dhe armë zjarri pa leje

19 Tetor, 11:25 | Përditesimi: 19 Tetor, 11:25

34-vjeçari Sh. H., dhe 43-vjeçari me iniciale I. T., u arrestuan teksa po transportonin me qëllim shitjen, 10 kilogramë kanabis të ndarë në 2 thasë. Gjatë kontrolleve në banesën e 34-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje si dhe 3 celularë.

I.M/Shqiptarja.com