Po transportonin 36 kg kanabis me thasë, arrestohen dy të rijnë në Mirditë! Në shtëpi mbanin pistoletë dhe municione

22 Mars 2022, 10:49 | Përditesimi: 22 Mars 2022, 10:49

10 thasë me kanabis, me peshë 36 kilogramë janë sekuestruar nga policia, pasi u kapën në makinën e dy të rinjve në Mirditë.

Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të automjetit tip “Opel”, me drejtues Roland Lala 28 vjeç dhe pasagjer Kleon Zenelin 28 vjeç, i cili po lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë.

r.k./Shqiptarja.com