Po transportonte me furgon mallra kontrabandë, arrestohet 35-vjeçari në Portin e Durrësit

10 Prill, 11:56 | Përditesimi: 10 Prill, 11:56

Durrës - Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se gjatë kontrollit në furgon shërbimet e policisë gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara.

Mallrat u sekuestruan si provë materiale.

I.M/Shqiptarja.com