Po vinin për pushime nga Zvicra në Shqipëri, avioni privat bën ulje emergjente në Rinas, s’iu hapën rrotat e para! Në bord, piloti dhe babai me dy fëmijët! Report Tv siguron fotot ekskluzive

28 Shtator 2021, 19:11

TIRANË- Pushimet në Shqipëri për një familje nga Zvicra për pak sa nuk u kthyen në tragjedi. Avioni i vogël, model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH me të cilin po udhëtonin ka bërë ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, rreth orës 16:15, pasi nuk iu hap rrota e parë. Në bord ishin 4 persona, piloti dhe babai me 2 fëmijët e tij të gjithë shtetas zvicerian, të cilët fatmirësisht të katërt gëzojnë shëndet të plotë.