Pogradec/ Banorët zonës së Kalasë në protestë për rrugën e dëmtuar: Gjatë dimrit kemi vështirësi për të kaluar

6 Tetor, 11:26 | Përditesimi: 6 Tetor, 11:26

Rruga e amortizuar ka nxjerrë në protestë banorët e zonës së Kalasë, në lagjen numër 4 të Pogradecit. Mbi 20 familje kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për aksin që lidh rrugën kryesore me banesat e tyre.

E.H/Shqiptarja.com