Pogradeci çel siparin e festave, ndizen dritat festive! Koncert në shesh

7 Dhjetor 2023, 13:38

Mbrëmjen e djeshme në numërimin mbrapsht u bë ndezja e dekorit festiv të festave të fund vitit në qytetin e Pogradecit. Qindra njerëz në shesh ndoqën pjesë të ndryshme të ceremonisë ku përfshiheshin një koncert i organizuar nga fëmijët e veshur me kostume festive dhe më pas performancën artistike të organizuar nga trupa e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.