Policia aksionin anti-kanabis në fshatrat mes Krujës e Kurbinit, zbulohet bodrumi i një lokali i kthyer në 'shtëpi bari'

23 Dhjetor 2021, 14:33 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 14:33

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion antikanabis në zonën mes Krujës dhe Kurbinit, si rezultat i të cilit është zbuluar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në bodrumin e një lokali, ndërsa aksioni po drejtohet nga policia e Kurbinit e cila ka bërë të mundur zbulimin e lëndës narkotike. Ende nuk ka detaje pasi aksioni është në zhvillim e sipër.

Report tv siguron pamjet ekskluzive të drogës së gjetur në bodrumin e lokalit.

KT/Shqiptarja.com