Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA automjete e pajisje të tjera me vlerë mbi 344 mijë euro

16 Shkurt 2022, 17:12 | Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 17:12

Në ambientet e Repartit Special RENEA u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve, uniformave dhe pajisjeve të dhuruara, nga policia Federale Gjermane.

Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf. Policia Federale Gjermane i dhuroi Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe pajisje të tjera për Repartin Special RENEA dhe 2 autoambulanca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër.

KT/Shqiptarja.com