Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron

8 Nëntor, 14:41

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2025, i cili për këtë institucion është 14.3 miliardë lekë. Gjatë fjalës së tij Manja tha se Ministria e Drejtësisë do të realizojë misionin e saj përmes 9 programeve buxhetore dhe peshën më të madhe, me gati 56% të buxhetit e zë programi i Burgjeve.

Duke u ndalur tek programi për Burgjet, ministri Manja tha se shumë shpejt do të ndërtohet një paraburgim i ri në Kukës. Manja tha se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen.

    No videos found.