Prej 3 javësh mungon metadoni, përdoruesit e drogës në Durrës: I jemi rikthyer lëndëve narkotike! Çfarë të bëjmë, vjedhim lekë në shtëpi

29 Shkurt, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2024-02-29 16:35:33

Është turpi më i madh që qendra jonë të mbetet pa metadon. Çfarë mund të bëje një drogaxhi. Të marrë të vjedhë në shtëpi. Jemi përdorues të vjetër. Vetëm përdoruesit e vjetër mund të rrinë pa metadon. Kemi përdor heroinë. Na mban gjysmë ore ajo. Lekët vidh në shtëpi, vidh këtej e vidh andej derisa të hy në burg”, u shpreh një përdorues.

Për të siguruar paratë e heroinës ata i janë rikthyer vjedhjes dhe veseve të cilat rrisin dhe problematikat në qytet.