Prej 4 ditësh Vlora pa ujë, nis prova e tretë për furnizimin e qytetit

29 Dhjetor, 10:00 | Përditesimi: 29 Dhjetor, 10:00

Ka nisur prova e tretë për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Në funksion janë hapur vetëm disa pompa, në mënyrë që uji të ketë presion të ulët. Tubat e ujit, megjithëse mund të kenë disa rrjedhje të vogla, do të mund të mbajnë qytetin me ujë. Ky proces pritet të përfundojë pas aktivizimit të plotë të pompave.

A.A/Shqiptarja.com