Preket Reforma në Drejtësi! PS sjell ndryshime për 2 ligje: Anëtarët jo magjistratë në KLGJ e KLP do të futen në ‘sitë’! Të komanduarit në gjykata e prokurori mandat deri në 2028

26 Nëntor 2025, 17:32 | Përditesimi: 26 Nëntor 2025, 17:32

Socialistët në Kuvend i janë rikthyer përpjekjes për të bërë disa korrigjime të reformës në drejtësi. Dy ligje që propozohet të ndryshohen, kërkojnë 84 vota, dhe forcojnë filtrat se si zgjidhen anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Nisma ligjore relakson pozicionet e kryetarëve të komanduar të gjykatave dhe prokurorive, të cilët do të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028.

r.k./Shqiptarja.com