Presidenti Begaj nis vizitën e parë zyrtare në Prishtinë! Pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani

15 Gusht 2022, 11:53

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është sot në Kosovë për vizitën e parë jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka udhëtuar në Kosovë për të përcjellë këtë vizitë zyrtare të Begajt, e para pas marrjes së detyrës kreu i shtetit.