Presidenti Bajram Begaj sot ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Begaj ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.
Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.