Presidenti i përfshirë në debat të ashpër me mazhorancën, vetëm 1 nga 5 shqiptarë është dakord me sjelljen e Metës

18 Prill 2021, 21:34

Vetëm 22% e qytetarëve shqiptarë e vlerëson atë që është duke bërë në këtë periudhë me protagonizmin e tij Presidenti Ilir Meta. Pra gati 1 në 5 shqiptarë të pyetur, të pyetur nga Instituti Piepoli se si e vlerësojnë sjelljen e tij, janë dakord me aksionin e tij.  Në sondazhin e bërë publik mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, 53% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit. Pjesa tjetër, pra 15% nuk kanë një mendim konkret.