Presidenti i ri? Balla: Një kandidat i kundërt me Ilir Metën

14 Maj 2022, 12:50 | Përditesimi: 14 Maj 2022, 12:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur sot për zgjedhjen e presidentit. Ai garantoi se në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re do të jetë në zyrë. Taulant Balla: Në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re që do të bëj betimin do të jetë në zyrë. Kuvendi i Shqipërisë po merr kohën e duhur sipas afateve kushtetuese për të zgjedhur presidentin ose presidenten e republikës. Balla tha se PS kërkon një kryetar shteti që të tërheqë sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim.Taulant Balla: Nuk shoh asnjë vështirësi në këtë aspekt. Ajo që kemi thënë që në ditën e parë është që ne duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësoj atë që thotë kushtetuta, të jetë një personalitet i gjithëpranuar dhe të tërheqi sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim. Kandidati që do të marr shumicën e votave duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga Ilir Meta.

r.k./Shqiptarja.com