Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha tha se presidenti i ri duhet të jetë figurë politike. Ndalur në kriteret që ka vënë Enkelejd Alibeaj, Berisha thotë se janë të dala nga zyra e Edi Ramës.
“Përfshihet i gjithë spektri opozitar, kjo nuk ka diskutim të imagjinosh një president jo politik është absurditet, pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtete nuk është post ekzekutiv s’do të thotë që nuk është politik. Çdo parashikim tjetër ose kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur he no sens. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë se si i vlerëson Alibeaj, janë të dala nga zyra e Ballës apo Ramës. Dokument që ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama. ju e keni vënë re sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës, thotë se si Linda Basha s’ka kandidat tjetër, Rama u thotë deputetëve vet që emri im është më i propozoi nga ju, por se morëm kurrë vesh e propozoi njeri apo ji. Po trajtohet si një çështje familjare”, tha Berisha.